Këngëtarja e njohur, Britney Spears përmes një video të publikuar së fundmi në Instagram ka zbuluar se prej 6 muajsh, ajo nuk mund të kërcejë për shkak se ka thyer këmbën.

Në videon e postuar shihet mjaft qartë edhe momenti kur Spears e thyen këmbën, teksa është duke kërcyer.

Këngëtarja shfaqet me pantallona të shkurtra dhe mjaft energjike, por teksa kryen një rrotullim këmba e saj përthyet dhe Britney rrëzohet në dysheme nga dhimbja e madhe.

Unë kam 6 muaj që nuk kam kërcyer! E di që jam këmbëzbathur, por mos qeshni se e zotëroj më mirë skenën kështu! PS, ju mund të dëgjoni kur kam thyer këmbën këtu. Më falni është pak e zhurmshme!”, shkruan Spears bashkëngjitur videos së publikuar./tvklan.al