Një 65-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Italisë ku është dënuar me 23 vite burgim.

“Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza, 65 vjeç. Gjykata e Milanos e ka dënuar këtë shtetas, me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale”, njoftoi policia.

Nga viti 2004 deri në muajin Prill 2005, ky person, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë drejt Italisë./tvklan.al