Në rrjetet sociale ka nisur debati pas një fotografie të publikuar nga Kim Kardashian. Në Instagram, Kim publikoi një foto ku shfaqej topless, të cilën e kishte shkrepur vajza e saj 4-vjeçare, North.

Por, ndjekësit e saj në rrjetet sociale nisën kritikat, të cilët e fajësonin se kishte përdorur vajzën e mitur për t’i bërë një foto provokative.

Kim shfaqej në fotografi duke hequr sutjenat, gjë që në fakt e ka bërë dhe herë të tjera. Por, kësaj radhe ky veprim nuk është pritur mirë sepse ka përdorur vajzën 4-vjeçare. /

tvklan.al