“Kraja më konfirmoi vendosmërinë për t’i dhënë fund ndëshkueshmërisë”

Në 1-vjetorin e ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar, drejtuesi i saj, Arben Kraja është takuar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Kraja iu përgjigj pyetjeve rreth mënyrës se si do të punojë SPAK. Kim shprehet se Kraja i ka konfirmuar vendosmërinë e Prokurorisë së Posaçme për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë së kriminelëve në vend.

Ambasadorja pret që vitin e ardhshëm SPAK-u të arrijë rezultate.

“Në përvjetorin e parë të SPAK, prokurori drejtues Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të punojë SPAK. Me rëndësi, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK-ut për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA-ja do ta mbështesë SPAK-un fuqishëm për të arritur rezultate në vitin 2021”, tha Kim./tvklan.al