Kina ka lëshuar me sukses në hapësirë satelitin e fundit pjesë e sistemit të saj të navigimit BeiDou-3. Me këtë ngjarje, shteti aziatik ka forcuar pozitat e aj sa i përket luftës për hapësirën.

Me lëshimin që u bë të martën, Kina nuk do të mbështetet më tek Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) që varet nga qeveria  amerikane. Rrjeti 10 miliardësh përbëhet nga 35 satelitë dhe mundëson mbulim botëror navigimi.

Kjo lëvizje vjen pas tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit mbi koronavirusin, tregtinë dhe Hong Kongun. Lëshimi ishte planifikuar që javën e kaluar, por u shty për shkak të disa problemeve teknike./tvklan.al