Më herët programi i vaksinimit i Kinës ka synuar njerëzit me rrezik të lartë

Ndryshe nga vendet e tjera në botë, Kina në fushtatën e saj të vaksinimit ka lënë për në fund të moshuarit. Pekini dhe Shangai, zyrtarisht hapën qendrat për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe me shëndet të mirë fizik. 

Kina synon me këtë që 40 përqind e popullsisë së saj të vaksinohet deri në Qershor. Më herët qeveria kishte vendour që të vaksinonte të parët grupet me rrezik të lartë kryesisht ata që punojnë në fabrika apo industri të ndryshme.

Në fazën e parë të vaksinimit janë përfshirë më pak të moshuar krahasuar me homologët e tyre perëndimorë. Njësitë e kërkimit dhe zhvillimit po përshpejtojnë punën e tyre, pasi të ketë të dhëna të mjaftueshme  për sigurinë dhe efektivitetin që mund të kenë vaksinat CoronaVac dhe Sinopharm dhe mënyrën sesi reagojnë ato tek të moshuarit.

Vendet si Brazili, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat po përdorin vaksina Sinopharm dhe Coronavac, rregullatorët kanë analizuar të dhënat në studimet e fazës së hershme kundrejt sëmundjeve  ose efekteve anësore që të mund të kenë vaksinat. Analizat dolën që ato nuk kanë sjellë asnjë problem dhe për këtë arsye filluan të vaksinojnë këtë grupmoshë.

Duket se Kina hezitoi të vaksinojë moshat e mëdha për shkak të sigurisë së vaksinës së saj Coronavac të kompanisë Sinovac, e cila nuk kishte nxjerrë të dhënat e fazës së tretë ende.

Klan News