Dy vite më parë, Mihrije Braha dhe Naim Abazi dhanë lajmin e bukur se djali i tyre, Platori është fejuar. Çifti i njohur shprehu lumturinë për ardhjen e Tringës në familjen e tyre, por tani pyetja e madhe është se kur do të ndodhë dasma.

“Po presim edhe ne që të na japin informatë kur do ta bëjnë dasmën, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të aprovuar”, u shpreh Mihrije Braha pasditen e së enjtes në “Rudina” në Tv Klan.

Ajo madje ndau edhe një episod me Tringën, momentin kur ajo ka njoftuar prindërit e saj se është e lidhur me djalin e çiftit të këngëtarëve. Ngjarja ka ndodhur kur Mihrija ishte e ftuar sërish në programin e Magjistarit dhe Tringa i ka lajmëruar prindërit shumë spontanisht.

Mihrije Braha: Kur Tringa donte t’iu tregonte për herë të parë familjarëve të vet që është lidhur me Platorin, ka qenë momenti kur unë kam qenë mysafire te ti.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Mihrije Braha: Emisioni ka qenë drejtpërdrejt, Tringa në tavolinë, më shihte mua duke biseduar në intervistën me ty, babai i Tringës i shtrirë në divan edhe i thotë “babë, unë jam e lidhur me djalin e kësaj dhe kjo është vjehrra ime”.

Rudina Magjistari: Krushka jote!

Mihrije Braha: Po dhe babai i Tringës çohet dhe i thotë “ç’po thua?” “Po”, i thotë, “unë jam në lidhje me Platorin, djalin e Mihrijes dhe kjo është vjehrra ime”./tvklan.al