Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 në lagjen nr.3 të qytetit të Laçit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 32-vjeçar me iniciale R.T. Ngjarja ka ndodhur në një lokal që është në pronësi të të plagosurit.

Policia thotë se kanë qenë disa të rinj që u konfliktuan me pronarin dhe më pas njëri prej tyre nxorri armën dhe e qëlloi.

32-vjeçari mbeti i plagosur në gjendje. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa, personat e përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim. Në komisariat janë shoqëruar edhe disa persona në cilësinë  e dëshmitarit. /

tvklan.al