Klodian Duro nuk do të drejtojë më Kukësin edhe pse arriti t’i japë trofeun e parë në historinë e klubit.

Ish – futbollisti i Kombëtares nuk arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës për shkak të kushteve financiare.

Më parë presidenti i Kukësit, Safet Gjici e kishte konfirmuar Klodian Duron, i cili e drejtonte skuadrën prej nëntorit të kaluar.

Ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë do të drejtohet nga Hasan Lika, i cili është pjesë e stafit teknik.

Sipas drejtorit të klubit, Dritan Dervishi ai është i duhuri për të marrë këtë detyrë, pasi e njeh grupin e lojtarëve dhe mund ta udhëheqë në kupat e Europës.

Tv Klan