Për më shumë se 2 orë, krerët e koalicionit qeverisës në Kosovë zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Kryeministri. Në dalje, kreu i qeverisë Haradinaj, zëvendësat e tij Pacolli e Limaj dhe kryeparlamentari Veseli, nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat. Tema e mbledhjes së aleatëve në koalicion besohet se ishte taksa 100% për importet serbe dhe boshnjake.

Mediat në Kosovë raportuan gjatë ditës se qëndrimet mbi taksën mund të vendosin edhe fatin e qeverisë. Takimi vjen pas propozimit të kryetarit të Kuvendit, Veseli, për pezullimin me 120 ditë të taksës, por një lëvizje e tillë kundërshtohet nga Kryeminstri Ramush Haradinaj. Partnerët ndërkombëtarë gjithashtu i kanë bërë thirrje Kosovës të tërhiqet nga taksa, që do të bënte të mundur rinisjen e dialogut me Serbinë.

Tv Klan