Prishtina ishte ndalesa e fundit e turit që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, zhvilloi në Ballkan.

Kryediplomati grek u takua me homologun e tij kosovar Behgjet Pacolli, si edhe me Presidentin Hashim Thaçi. Në ndryshim nga vizita në Serbi dhe ajo në Maqedoni, kësaj here nuk pati një konferencë për shtyp.

Në një deklaratë, Presidenti i Kosovës nënvizoi pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës. Thaçi dhe Kocias vlerësuan rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Nga ana e tij, kryediplomati grek tha se vendi i tij mbështet planin e integrimit evropian të Kosovës në të gjitha nivelet.

Më herët gjatë ditës Kocias vizitoi Maqedoninë ku çështja më e nxehtë ishte ajo e emrit të Maqedonisë.

“Diskutuam për të gjitha çështjet dhe qëndrimet që bëjnë dallimin në mosmarrëveshjet për emrin. Kemi përparim nga takimi i sotëm, por kemi  ende dallime në qëndrime. Biseduam se si t’i përshtasim qëndrimet dhe të gjejmë kombinimin fitues”,

tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov

.

“Siç e shikoni sa më shumë që njihemi mbesin më pak probleme për të zgjidhur por janë më të vështira. Sot bëmë një hap pozitiv dhe gjithmonë shpresojmë se do kemi sukses që edhe problemet më të vështira ti lehtësojmë”,

u shpreh Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Bisedimet mes dy ministrave do të vijojnë më 4 dhe 5 Maj në Selanik, ndërsa varianti i pranuar nga palët duket së është “Maqedonia e Epërme”.

Tv Klan