Kombëtarja është grumbulluar në Luksemburg të enjten. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë në prag të miqësores me skuadrën vendase më 4 qershor dhe më 11 qershor me Izraelin në Haifa. Trajneri De Biasi pati 19 lojtarë nga 23 që publikoi në listën e tij.

Sadiku, Cikalleshi, Hyka dhe Llullaku nuk ishin të pranishëm, pasi janë ende me ekipet e tyre. De Biasi ktheu te Kombëtarja Ergys Kaçen pas një mungese disa mujore. Në këtë grumbullim mungojnë Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.

Të dy kanë patur polemika me trajnerin. Mungesa për shkak pezullimi janë të kapitenit Ansi Agolli dhe portierit Etrit Berisha. I dëmtuar është Bekim Balaj. Para këtyre sfidave po qarkullojnë lajme që Gianni De Biasi do të largohet nga drejtimi i Kombëtares që këtë muaj, pasi ka oferta nga Europa dhe Kina.

Tv Klan