Ditën e djeshme në Teatrin Kombëtar Turbina startoi shfaqja teatrale “Tag”. Me autorësi të Bashkim Hoxhës dhe regji të Andia Xhungës, kjo komedi ironizon rrjetet sociale. Një shfaqje moderne e vendosur në përditshmërinë e një fshati të largët, i cili merr rrjedhë nga ardhja e papritur të një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në “Facebook”, jeta e tij dhe e gjithë banorëve të fshatit merr kuptim tjetër.

“Tag” është një shfaqje gjithëpërfshirëse, kontemporane, e cila na sjell në fokus rëndësinë e rrjeteve sociale dhe ndikimin e madh që ato kanë tek ne.

Vepra do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Turbina deri në datën 14 Tetor, ora 20:00.

Autori Bashkim Hoxha dhe aktorja Erjona Kakeli ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth kësaj komedie.

https://youtu.be/86vZtN7VaIU?t=2m55s

“Realiteti i rrjeteve sociale është bërë një problematikë e rëndësishme në shoqërinë moderne. Gjithnjë më ka shqetësuar fakti që përmes rrjeteve sociale duket sikur afrohemi me njëri-tjetrin, por në fakt duke jetuar jetën virtuale ne lëmë pas dore jetën e vërtetë. Dhe kjo komedi është shkruar me këtë shqëtësim. E kam titulluar “Tag” pikërisht për ta orientuar publikun direkt tek tema e rrjeteve sociale”

, tha Hoxha.

/tvklan.al