Për Komisionerin Publik, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, duhet të përjashtohet nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Në një proces që po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, thënë ndryshe Shkallën e Dytë të Vetingut, Komisioneri i tha anëtarëve të KPA që vendimi i dhënë nga Shkalla e Parë për Ballën ishte i saktë sa i përket ndërprerjes së procesit të vetingut.

Por gjithashtu ky institucion duhet t’i kishte ndërprerë të drejtën atij për të qenë prokuror, gjyqtar apo në çdo funksion tjetër në drejtësi për 15 vite. Kjo kërkesë e Komisionerit, organit që ka detyrën të kontrollojë vendimmarrjet e procesit të vetingut, u kundërshtua nga Alfred Balla dhe avokatja e tij.

Në mënyrë që kreu i qeverisë së gjyqësorit të përjashtohet nga këto të drejta, sipas tyre ai do të duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nga ana tjetër ata argumentuan që Balla nuk ka status magjistrati.

KPK konsideroi subjekt që duhet të kalonte filtrat e vetingut Alfred Ballën për shkak të detyrës që ai kishte mbajtur si këshilltar në Gjykatën e Lartë deri në 2017. Ai u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nëpërmjet Kuvendit si përfaqësues i shoqërisë civile.

Tv Klan