Presidenti nuk dekretoi Ligjin për Pronat

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta me anë të të cilit ai ktheu për rishqyrtim ligjin për “Pronat e paluajtshme të shtetit”.

Të gjithë deputetët e pranishëm në mbledhje votuan kundër këtij dekreti, me përjashtim të deputetit Korab Lita që votoi pro.

Kreu i shtetit, në argumentet e tij që shoqëronin këtë dekret, theksonte se ky ligj krijon mundësinë e abuzimeve me pronat, cënon parimet kushtetuese mbi të drejtën e pronës dhe rrezikon të shkaktojë problematikë me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Tv Klan