“Stop” sjell detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”

Emisioni “Stop” sjell detaje mbi aktivitetin e kompanisë, e cila në më shumë se 20 vjet, ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.

Në vitin ’98 iu dha me koncension “Ndërmarja e prodhimit të hekurit”, Elbasan, të cilën e privatizoi në vitin 2008. Në vitin 2010 iu tha me koncesion miniera e Kalimashit dhe rafineria e naftës në Cërrik.

Në 2013-ën, “Kurumi” mori me koncension 4 HEC-e, në Mat dhe Sarandë. Nga viti 2016 deri në 2018-ën, Kurumi nisi procedurat e falimentit dhe në këtë kohë aktivizoi sërish shoqërinë përmes gjykatës.

Në të gjitha sipërmarrjet e veta, “Kurumi” dështoi. Në rafinerinë e Cërrikut u premtuan 48 milionë euro investime, por në fund u shit për skrap. Terminali i Kontenierëve në Durrës nuk përmbushi investimet dhe kushtet e kontratës.

Koncensioni u hoq nga Gjykata e Apelit Administrativ, por ky vendim nuk është ekzekutuar deri më sot. Në minierën e Kalimashit, ndër më të mëdhatë në vend, “Kurumi” sërish nuk zbatoi kontratën.

Gazetarët e “Stop” sjellin edhe skandalin e relatorit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.

Një analizë e shkurtër e gjyqtarit, tregon se pasuria e tij është absolutisht e pajustikueshme. Rezulton, se gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, ka kursyer 71 mijë euro për 5 vjet.

Arjan Qafa zotëron edhe 6000 m2 tokë bujqësore në Gjurm-Kurbin dhe 1000 m2 tokë pyll në Shëngjin./tvklan.al