Disa fshatra të Krujës kanë qenë nën “lupën” e Policisë së Shtetit si pasojë e kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Uniformat blu kanë njoftuar këtë të shtunë se gjatë kontrollit u përdorën disa dronë. Si rezultat i përdorimit të tyre në fshatrat Nikël, Picrragë, Krastë e Barkanesh u zbuluan dhe u shkatërruar 59 lera të ndërtuara me plastmasë. Ato shërbenin për të grumbulluar ujë me qëllim që më pas të kultivoheshin bimë narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

“Operacioni i kontrollit të territorit vijon”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit./tvklan.al