Filo: Qyteti, destinacion i turistëve

Korça ndezi dritat e festave të fundvitit. Zbukurimet nuk i munguan shesheve kryesorë të qytetit juglindor, por edhe zonës së Pazarit të Vjetër.

Situata e krijuar nga pandemia nuk e ndryshoi traditën e zbukurimit të qytetit, por ka reduktuar aktivitetet e tjera të organizuara nga bashkia çdo fundvit. Bashkia u kujdes që ndezja e dekorit festiv dhe pemës së Krishtlindjes, të shmangte grumbullimet e qytetarëve. Këta të fundit e shijuan atmosferën festive në grupe të vogla familjare.

Dritat që lajmërojnë afrimin e stinës së festave u ndezën edhe në Fier. Pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë qytetarë të shumtë u mblodhën në qendër të qytetit për të shijuar atmosferën festive.

Tv Klan