Korçë- Një zjarr ka përfshirë një godinë 4-katëshe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:13, në lagjen nr 12, rruga “Vasil Ternova”.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ata nxorën në kohë banorët nga ndërtesa dhe për fat nuk pati të lënduar.

Paraprakisht mësohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë oxhaku. Nga zjarri pati dëme të mëdha materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./tvklan.al