Kosova do të marrë edhe 100 mijë doza vaksinash në Qershor. Lajmi është dhënë nga ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.

Ish-ministri në një postim në mediat sociale ka bërë me dije se në Qershor pritet që Kosovës t’i dërgohen edhe 100 mijë e 620 vaksina.

Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti COVID-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës“, tha ai.

Më tej në reagimin e tij ai falenderon shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin e vaksinave./tvklan.al