Hoti: Ditë feste për gjithë shqiptarët

Është ministre e Kulturës në Kosovë, ndërsa mban emrin e qytetit ku para 108 vjetësh u ngrit flamuri.

Vlora Dumoshi pikërisht sot ka ditëlindjen dhe jo rastësisht e ka këtë emër. Ndërsa në këtë datë me veshje kombëtare po pret valltarët e ansamblit Shota të cilët performuan para Ministrisë së Kulturës për nder të 28 Nëntorit, ditës së flamurit shqiptar.

Para ministrisë së Kulturës për nder të kësaj ditë ka performuar edhe Filarmonia e Kosovës. Paradite kryeministri Hoti ka vizituar monumentin e Skënderbeut dhe shtatoren e ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Ndonëse kohë pandemie dhe nuk ishte organizuar ndonjë feste e madhe megjithatë sheshi i Prishtinës ishte mbushur me flamuj kuq e zi dhe vërehej atmosferë festive.

Tv Klan