Ditën e sotme, shef i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar është takuar me Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar dhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Klan Kosova. Raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces, pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./tvklan.al