Numri një i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali gjerman Klaus Rejnhard do të vizitojë nesër Tiranën në vizitën e tij të parë jashtë Kosovës. Ai ka deklaruar se mund të kalojnë 2-3 muaj përpara se të krijohen kushtet për rikthimin e forcave ushtarake të sigurimit serb në Kosovë.

Këta ushtarë serbe do vendosen në ruajtje të Kishave Ortodokse në Kosovë si dhe në pikat kufitare doganore, si dhe duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in në bazë të rezokutës të Këshillit të Sigurimit 12/44 për Kosovën. Ndërkohë Veton Surroi në selinë e NATO-s në Bruksel ka kërkuar ndaljen e dhunës ndaj pakicave si dhe një sërë reformash administrative ekonomike për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira.

Në Kosovë janë zhvarrosur deri tani 2100 trupa të vdekur nga 195 varre të hapura nga serbët. Sipas kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla Del Ponte këto shifra arsyetojnë akuzën e ngritur në muajin Maj ndaj Presidentit Jugosllav Millosheviç./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame