grupi-drenicesTre pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Drencicës” janë arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku ishin shtruar prej disa ditësh.

Ata janë Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha, të tre drejtues UÇK-së, gjatë luftës së Kosovës në zonën e Drenicës.

Lajmi konfirmohet nga kreu i shërbimit Korrektues të Kosovës Shemsi Hajrizi. Sëbashku me të tjerë të arrestuar, ata mbaheshin në dhomat e paraburgimit në Prishtinë në kuadër të hetimeve të EULEX-it, ndaj akuzave për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Arratisja e tyre, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së EULEX-it për transferimin e tyre në Burgun e Mitrovicës. Ky burg administrohet nga serbët e veriut. Lushtaku dhe të tjerë të arrestuar kundërshkojnë këtë vendim.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka nisur negociatat me EULEX për të anulluar këtë vendim. Mediat kosovare njoftojnë se policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it kanë ngritur postoblloqe në të gjitha rrugët hyrëse të Prishtinës dhe po kontrollojnë të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin.

TV KLAN