Aspak të mirë e konsiderojnë deputetët e Kuvendi të Kosovës gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.

Deputetët të cilët i ishin për vizitë para mës e një muaji në luginë të Preshvës thanë se duhet të informohet edhe faktori ndërkombëtar për presionin që po u bëhet shqiptarëve atje.

Ismajl Kurteshi- LVV : Në Preshevë është mbyll Gjykata Themelore, është vetëm një shqiptar në Ministri të Arsimit. Lugina të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë si dhe të informohen faktorët ndërkombëtar për presionin që po ju ushtrohet shqiptarëve.

Gjatë vizitës së fundit të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës në luginë të Preshevës, përfaqësuesit e shqiptarëve atje kanë kërkuar nga Kosova  të të ndërmarrë hapa konkretë, që janë në kompetenca të saj, në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në këto  tri komunat shqiptare në Serbi.

Tv Klan