Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, pasi ka marrë masa e paraburgimit prej 30 ditësh, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Azem Syla është dorëzuar me 29 prill 2016 dhe ka dalë para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit.

Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që nga dita e mërkurë. Ai dyshohet për krim të organizuar dhe pastim parash.

Në operacionin e realizuar para dy ditësh nga EULEX-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u bastisën më shumë se 40 vende të ndryshme.

Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 50 (6 prej tyre janë arrestuar) persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me shpërdorim detyre dhe pastrim parash./tvklan.al