Një kozmonaut rus ka shkrepur disa foto ku shfaqen disa drita misterioze. Ivan Vagner, i cili ndodhet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shpërndau pamjet në Twitter javën e kaluar.

Gjithçka është filmuar teksa po regjistrohej kalimi i një aureole. Përveç pamjes së bukur të saj, për 9-12 sekonda, Vagner ka treguar se shfaqen 5 objekte ngjitur.

“Çfarë mendoni se janë ato? Meteorë, satelitë, apo…?”, shkruante Vagner.

The Mirror shkruan se me shumë mundësi dritat e çuditshme janë satelitë, pjesë e flotës Starling të SpaceX. Megjithatë imazhet kanë rritur frikën mes disa njerëzve për pushtim nga alienët. /tvklan.al