KQZ-ja: Të dhënat për dënimet e 47 kandidatëve janë të sakta

KQZ


KQZ-ja: Të dhënat për dënimet e 47 kandidatëve janë të sakta

18:20 22/01/2021

Kryetarja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka njoftuar se institucioni që ajo drejton i ka kërkuar informacione shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, lidhur me verifikimin e listave për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme.

Daka pas mbledhjes ka të zhvilluar sot ka deklaruar se Këshillit Gjyqësor u ka kthyer përgjigje që verifikimet për kandidatët e dënuar janë të sakta.

Ju informoj se verifikimi i kandidatëve është bërë sipas data bazës qendrore e evidencës penale pranë sekretariatit të KQZ-së. Në këtë databazë regjistrohen të gjitha sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të prerë.

Ne kemi konfirmim nga gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se të cilat dënimet e plotfuqishme janë të proceduara në sistem”, u shpreh kryetarja e KQZ.

Tashmë kandidatët që kanë rezultuar me probleme dhe kanë një dënim të formës së prerë të marrë në 3 vitet e fundit nuk do mundet të marrë pjesë në garë. Në listën e kandidatëve që kanë probleme është dhe Albin Kurti./tvklan.al







Të ngjashme