“Qytetarët ankohen për zvarritjen e çështjeve”

Kreu i ILD-së, Artur Metani, ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të institucionit që ai drejton. Sa i përket ankesave që trajtojnë, Metani tha se Inspektori i Lartë i Drejtësisë trajton ato që janë trashëguar dhe ankesat e reja që vijnë. Vetëm për ankesat e rashëguara, Metani tha se numri është shumë i lartë dhe e kalon shifrën e 2500 rasteve. Për të realizuar një shqyrtim sa më të mirë dhe të shpejtë të rasteve, kreu i ILD-së u shpreh se po bëhet një prioritizim.

Artur Metani: Ne trajtojmë dy lloj ankesash, ose dy lloj fondesh ankesash. Fondi i ankesave të trashëguara, pra ankesat që i janë drejtuar KLD-së më parë, KLGJ më pas, Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët nuk i trajtuan pasi nuk kishin më këtë kompetencë për trajtimin e ankesave. Ky numër është shumë i madh, shkon 2500 dhe më shumë. Ndërkohë janë dhe kërkesat e reja që vijnë. Për këto arsye unë kam nxjerrë një urdhër për të bërë një prioritizim të të gjithë ankesave që kam nxjerrë duke pasur parasysh standardin dhe të drejtën e çdo qytetari. Ky urdhër është publik, është në faqen e ILD dhe po mundohemi që të zbatojmë këtë urdhër duke trajtuar ankesat e vjetra sipas një metodologjie dhe sipas disa kritereve që kemi përcaktuar për të mos shkelur barazinë e ankuesve. Numri i ankesave është më i madh nga qytetarët rreth 90% dhe është më i pakët nga institucionet. Ko është çështje që ka të bëjë me pritshmëritë e qytetarëve. Nëse do më pyesni për problematikën që qytetarët ngrenë është një gjë e rëndësishme sepse ankohem për zvarritjen e çështjeve, por ngrenë edhe një pyetje themelore që ka të bëjë me thelbin e zgjedhjes së çështjes e cila nuk është kompetencë e ILD por e pushtetit gjyqësor. Ne mundohemi t’i trajtojmë me prioritet, po mundohemi që të ecim shpejt.

Kreu i ILD-së u shpreh gjatë vitit 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Sipas tij, pas 5 vitesh është shumë i rëndësishëm që qytetarët të shohin rezultate të Reformës në Drejtësi./tvklan.al