Pas mbarimit të dënimit bëhet pjesë e Hollywood si aktor

Dalja nga burgu e ka transformuar atë tërësisht. Jeremy Meeks, nga një kriminel i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, është bërë një model dhe aktor.

Ai tani do të jetë një nga protagonistët e ‘True to the Game 2: Gena’s Story’, një film i xhiruar në studiot e Los Angeles që do të dalë në SHBA në 6 Nëntor.

Historia flet për banda kriminale dhe drogë. Jeremy Meeks, i cili arriti famë në internet, luan rolin e një gangsteri me emrin Saleem. Ai dashurohet me Gena e cila punon si gazetare dhe dëshiron që të hakmarret për vdekjen e të fejuarit të saj të dasur Quadir i cili u vra në serinë e parë të filmit.

Meeks është i njohur edhe në fushën e modelingut. TMZ raporton se Jeremy fiton 1 milion Dollarë në muaj falë punës si model. Kujtojmë se ish-krimineli ka qenë  i martuar dhe nga martesa ka tre fëmijë. Ai e la bashkëshorten e tij për vajzën e një biznesmeni britanik.

Klan Plus