Deklarata shkakton reagimin e serbëve

Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt që mund të ketë implikime të vecanta për stabilitetin e mbarë rajonit.

Kjo deklaratë e Ministrit  të Jashtëm kroat bërë të enjten gjatë vizitës së tij në Kosovë nuk u ka pëlqyer përfaqësuesve politik të serbëve në vend. Këtë paralajmërim po e konsiderojnë provokim të ashpër nga Zagrebi.

Kryetari i Listës Serbe Igor Simiç ka thënë se ndihen të rrezikuar duke e konsideruar këtë paralajmërim si kërcënim direkt të paqes.

“Njoftimi për bazën ushtarake e bënë popullin serb të ndjehet më i kërcënuar sesa ishte dy ditë më parë”.

Ministri i Jashtëm kroat një ditë më parë  ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit. Përveç ndërtimit të kampit kroat ushtarak ai ka thënë se do t’i dhurojnë qytetarëve të Kosovës 10 mijë doza të vaksinave antiCovid, ka garantuar përkrahje për liberalizimin e vizave dhe procesin e dialogut ndërsa është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

Tv Klan