“Bëhuni pjesë e demokracisë dhe e  vendimmarrjes” 

Mos lejoni situatën e pandemisë të prish magjinë e maturës. Kjo ishte vetëm një nga porositë që kryebashkiaku i Tiranë ju drejtori të gjithë maturantëve nëpërmjet një video mesazhi.

“Mos lejoni që kjo situatë e pazakontë të humbë magjinë e maturës dhe të mos gëzoni për dy arritje madhore të jetës suaj: E para, për përvetësimin e njohurive …. Dhe e dyta, për kapërcimin e kufirit të moshës madhore. Matura është ai çast i jetës ku ju merrni plotësisht në kontroll drejtimin e jetës suaj; do t’i merrni vetë vendimet, nga tani e tutje! Dhe e dini çfarë? Do të merrni vendimin më të rëndësishëm të jetës suaj: Atë se çfarë do të bëheni nga sot e tutje”,

 Krybashkiaku kërkoi prej të rinjve të aktivizohen në vendimmarrje.

“Bëhuni pjesë e demokracisë, zhvillojeni atë duke marrë pjesë aktive në vendimmarrje, në konsultimet publike. Mund të jenë ato në pallatin tuaj, me administratorët, në lagjen tuaj, me njësitë administrative, në qytetin tuaj, apo në të gjithë vendin. Mbi të gjitha votoni! ..Nuk ka rëndësi për kë votoni, por është shumë e rëndësishme që vota juaj të hidhet, të numërohet dhe ju të jeni pjesë e aksionerëve të vendimeve që merren për Tiranën, edhe për gjithë Shqipërinë”.

Për realizimin e provimeve të Maturës, Bashkia e Tiranës bëri dezinfektimin e të gjitha shkollave dhe mori masa duke vendosur në dispozicion mjedise shtesë për të respektuar kriteret e distancimit fizik.

Tv Klan