Lajm të mirë e konsideron Monika Kryemadhi rizgjedhjet e saj në krye të LSI-së.

Kështu u shpreh ajo gjatë emisionit “Zonë e Lirë” kur u pyet nga moderatori Arian Çani.

Kryemadhi u pyet edhe në lidhje me postimin e ish-kryeministrit Berisha sipas të cilit, Rama ka shkuar me avion privat në Abu Dhabi për të bërë vaksinën anti-Covid.

Lajm të keq për kryetaren e LSI-së ishte udhëtimi me avion privat, ndërsa lajmi i mirë fakti që ka shkuar të bëjë vaksinën.

Arian Çani: U konfirmuat në krye të LSI-së pa rival, lajm i mirë, lajm i keq apo s’më plas fare Monika?

Monika Kryemadhi: Lajm i mirë.

Arjan Curi: Lajm i mirë.

Arian Çani: Mimi Kodheli u zgjodh zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO, lajm i mirë, lajm i keq apo s’më plas fare?

Monika Kryemadhi: Lajm i mirë.

Arjan Curi: Lajm i mirë.

Arian Çani: Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë aktuale ju bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale, lajm i mirë, lajm i keq apo s’më plas fare?

Monika Kryemadhi: Lajm i mirë.

Arjan Curi: Lajm i mirë.

Arian Çani: Doktori Berisha tha të enjten në Parlament se Edi Rama ka shkuar me avion privat në Abu Dhabi për të bërë vaksinën anti-covid, nëse është e vërtetë, lajm i mirë, lajm i keq apo s’më plas fare?

Monika Kryemadhi: Lajm i keq me avion privat. Lajm i mirë që ka shkuar të bëjë vaksinën.

Arjan Curi: E ka bërë më përpara vaksinën nga informacione të sigurta.

Arian Çani: Mua më thanë që Bill Gates, Ramsi, Sorosi etj., e kanë bërë para se të dilte Covidi.

Arjan Curi: Po madje Oxford i ka vonuar kastile për t’i bërë këta në fillim./tvklan.al