Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ilir Suli kampioni shqiptar i peshëngritjes është stërvitur sot para kryeministrit Meta dhe ministrit Rama. Dy ditë para nisjes për në Sidney, ku Suli do të ngrejë shtangën në lojërat olimpike, do të përfaqësojë Shqipërinë. Ai sot ndihej i sigurt në fitore. Ekipi shqiptar që do të marrë pjesë në lojërat olimpike është i përbërë nga kampionët e vërtetë dhe që të gjithë pretendojnë për medalje.

Vetë kryeministri Meta si një ish-sportist i peshëngritjes është interesuar për gjendjen e kampionit shqiptar Ilir Suli dhe i ka rikonfirmuar edhe njëherë trajnerit të tij ndihmën dhe mbështetjen e shtetit, si dhe shpërblimin e tyre në rast fitore./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj