Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ishte e para e cila mori dy dozat e vaksinës antiCovid me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Pamjet u publikuan nga mediat vendase.

Kështu, Serbia nisi sot vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech.

Dozat e para pritet që të shkojnë për të moshuarit. “Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz, më shumë se 80 për qind e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Serbia pritet që t’i marrë dozat e tjera të vaksinës gjatë javës së ardhshme, ato do të shkojnë për punonjësit e sistemit shëndetësor./tvklan.al