“Kryeqyteti-Abdylhamid”, Dumani zbulon detaje nga seriali më i ri në Tv Klan (Video)



“Kryeqyteti-Abdylhamid”, Dumani zbulon detaje nga seriali më i ri në Tv Klan (Video)

20:00 16/01/2019

Pas përfundimit të serialit turk “Mehmet Pushtuesi”, në datën 7 Janar nisi seriali më i ri në Tv Klan “Kryeqyteti Abdylhamid”.

Seriali flet për vitet e fundit të pushtetit të Abdylhamid, perandorit më të fuqishëm Osman, në shekullin e XIX dhe bazohet në një histori e vërtetë.

Sulltani Abdylhamid kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe lantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planikuara. Sulltani Abdylhamid përjetoi shumë kohë të vështira dhe shumë suksese duke lënë gjurmë në historinë e politikës botërore të shekullit XIX.

Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani ishte i ftuar në emisionin “Rudina” për të treguar më tepër rreth këtij seriali.

“Seriali është prodhim i TRT, gjigandit mediatik që ka prodhuar edhe serialin tjetër historik “Ertugrul”. Ertugrul do të ishte i pari sulltan që formoi Perandorinë Osmane dhe Abduhamid ishte i fundit. Është interesant fakti se tashmë do të shohim se si ka vijuar historia dhe si do të zbehet dhe do të përfundojë perandoria 600-vjeçare Osmane. Është shumë interesant për t’u parë. Është pritur shumë mirë si serial. Aktualisht në serial ai po ndërton një hekurudhë shumë të gjatë që do të shkojë nga Stambolli në Mekë. Gjatë serialit do të shohim 14 vitet e fundit të sundimit të tij sepse seriali nis në 20-vjetorin e ardhjes së tij në pushtet. Në sarajet e tij ka shumë tradhëti. Kunati është kundërshtari kryesot i Abdulhamidit”

, tha Dumani./

tvklan.al



Të ngjashme