Kryetar i Shoqatës së Turizmit: Mendoj se Shqipëria do të ketë një turizëm rajonal

Kryetar i Shoqatës së Turizmit: Mendoj se Shqipëria do të ketë një turizëm rajonal

15:50 21/05/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte Kryetari i Shoqatës së Turizimit, Zak Topuzi. Ai u shpreh se këtë vit duke marrë parasysh situatën që u krijua si pasojë e COVID, pritet që të ketë një turizëm kryesisht të brendshëm. Rritja graduale pritet në muajin Gusht, ndërsa në Shtator arritja e pikës kulmore.

Sipas tij, pavarësisht se të gjithë vendet po kërkojnë që të hapen, Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon që të pritet deri pas datës 15 Qershor.

Zak Topuzi: Po besoj se do jetë një turizëm kryesisht i brendshëm dhe do jetë një tremujor, me rritje graduale nga Gushti dhe mendoj se në Shtator do të ketë pikën kulmore, për të pritur pastaj sezonin tjetër. Sepse mendohet që mund të ketë edhe shenja të tjerë të pandemisë mbas Shtatorit. Pra jemi në fazën e një turizmi që kryesisht po tentohet për t’u bërë rajonal. Ka një problem madhor, që është kontradita midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe BE-së. Gjithë vendet kërkojnë për t’u hapur, por sinjalet nga ajo janë prisni 15 Qershorin, që do jetë fillimi. Dhe të gjithë duhet të ndërrmarin këtë nisëm, duke bërë hapje graduale, jo të menjëhershme, me masa sigurisht shumë të kufizuara në bazë të protokolleve. Mendoj se Shqipëria do të ketë një turizëm rajonal, pasi gati 55-60% e turizmit shqiptar përmblidhet në rajon. Presim që Kosova të jetë një furnizues i rëndësishëm dhe sigurisht Maqedonia dhe Greqia, që janë prapë potenciale turistike për Shqipërinë./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo