Kryqi Kuq i Malit të Zi, bëri të ditur, se në llogarinë e posaçme bankare të hapur pas tërmetit në Shqipëri janë mbledhur 42.522 euro. Kjo shumë, që u banorëve të Shqipërisë të prekur nga tërmeti, tregon për gatishmërinë e qytetarëve për të ndihmuar vendin fqinj, bën të ditur Kryqi i Kuq.

“Fondet e mbledhura do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq të Shqipërisë, i cili ishte aktiv në ofrimin e ndihmës së parë, në mbështetjen sociale dhe në shpërndarjen e ndihmës emergjente për popullatën në zonat që pësuan tërmetin”, thekson Kryqi i Kuq i Malit të Zi.

Kryqi i Kuq i Malit të Zi është në kontakt të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Shqipërisë, duke ofruar ndihma për ta zbutur sadopak gjendjen pas fatkeqësisë natyrore.

“Hapja e llogarisë bankare ishte mënyra më e mirë për të ndihmuar këtë situatë, pasi burimet financiare do të jenë më të nevojshme për rehabilitimin afatgjatë të efekteve të tërmetit”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq.

Ndërkaq, komuniteti shqiptar në Ulqin, Krajë, Malësi dhe në Plavë e Guci është angazhuar në mbledhjen e ndihmave materiale dhe fondeve financiare në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti. Me moton “Ndihma jonë e vogël, ka vlerë të jashtëzakonshme” janë hapur disa pika grumbullimi ndihmash. Në dhënien e ndihmave janë përfshirë edhe fëmijët e shkollave shqipe në Malin e Zi.

Tërmeti që goditi Shqipërinë përveç se shkaktoi 51 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale./VOA