Burim Kukeli mund të ndryshojë skuadër për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Kombëtares i cili ndihmoi Zurichun të ngjitet sërish në Superligën e Zvicrës është në planet e Luganos dhe Sionit sipas mediave vendase.

33-vjeçari është ende nën kontratë dhe është grumbulluar me skuadrën që luan prej 2012, por një ofertë e mirë mund të bindë drejtuesit e Zurich. Kartoni i tij vlerësohet 450 mijë euro nga

Transfermakt.com

. Alternativa Sion e dërgon nën urdhërat e Paolo Tramezzanit. Italiani e njeh mirë, pasi e ka ndjekur për vite me radhë te Kombëtarja. Lugano do të ishte një alternativë e mirë, pasi do të merrte pjesë në grupet e Europa League. Merkato ka pak ditë që është hapur zyrtarisht dhe ka ende kohë për të kryer transferime.

/Tv Klan