Kukësi mori titullin e parë kampion. Dy gola të Pejiç vendosën takimin e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” që në fund shpërtheu në festë.

“Unë jam shumë i lumtur, jo vetëm për trofeun, pasi kam shumë trofe, por jam i lumtur për këta tifozë”.

“Ne do vazhdojmë të bëjmë rekordin, kampion dhe të pathyeshëm”.

Kukësi nuk ka asnjë humbje në 35 javë kampionat dhe për këtë trajneri Ernest Gjoka vlerëson sakrificën e lojtarëve.

“Jam shumë i lumtur për të gjithë futbollistët, të cilët sakrifikuan, por mbi të gjitha ishte një titull që i takonte presidentit Gjici dhe qytetit të Kukësit”.

Pas stadiumit festa është shpërndarë në rrugët e qytetit.

Kukësi do të debutojë për herë të parë në Champions League, në turin e dytë kualifikues, pas disa përfaqësimeve të mëparshme në Europa League.

Nga festa në dhomat e zhveshjes e ekipit e deri e te ajo e tifozëve në qytet, kjo ishte mënyra që iu gëzuan titullit të parë kampion në Kukës. Në stadiumin “Zeqir Ymeri” tifozët pushtuan edhe fushën për të takuar lojtarët.

Kukësi nuk ka asnjë humbje në 35 javë kampionat dhe për këtë trajneri Ernest Gjoka vlerëson sakrificën e lojtarëve.

Kukësi do të debutojë në Champions pas disa përfaqësimeve në Europa League./ TV KLAN