Gjimnasti i Shqipërisë arrin rezultat në Kroaci
Matvei Petrov mori medaljen e artë në etapën e Osijekut e vlefshme për Kupën e Botës në gjimnastikë.
Sportisti i cili përfaqëson Shqipërinë bëri paraqitjen më të mirë në garën e zhvilluar këtë të shtunë, duke lënë pas rivalët me rezultatin 15.165 në kalin me doreza.
Ky rezultat është një ogur i mirë, pasi në muajin gusht Matvei do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, duke shpresuar në medaljen e parë olimpike për Shqipërinë.
Tv Klan