Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, është diskutuar për një temë mjaft interesante “Dallimi mes gjinive”, ndryshimet mes grave dhe burrave. Ne gjithmonë themi se jemi të barabartë, por asnjëherë të njëjtë.

Nga ndryshojnë burrat nga gratë apo gratë nga burrat dhe cilat janë këto ndryshime, të gjitha këto janë diskutuar nga paneli i përbërë nga Sazan Guri, Zhaklina Lekatari, Flavio Qarri dhe blogeria e udhëtimeve Teuta Borova. Gjatë bisedës është folur edhe për jetëgjatësinë seksuale mes burrit dhe gruas. Sazan Guri shprehet se merita e vetme që kanë burrat është se jeta e tyre seksuale nuk përfundon kurrë, ndërsa tek gratë rreth moshës 45-50 vjeç i bien hormonet dhe burrat detyrohen të tradhtojnë.

Sazan Guri: Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e seksualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje.

Zhaklina Lekatari: Por bie dhe niveli i hormoneve.

Sazan Guri: Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50m bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje.

Rudina Magjistari: Dhe çfarë bën burri në këtë rast?

Sazan Guri: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.

Rudina Magjistari: Pra do të thuash që çifti janë moshatarë dhe kalojnë të ’50-at, burri ka patjetër, një raport apo histori tjetër?

Sazan Guri: Po, pra se ta tha se zonja Zhaklinë.

Zhaklina Lekatari: Bie libido. Jo çdo burrë tradhton, por nga ana biologjike bie sistemi i hormoneve. /tvklan.al