“Kur jam ngritur në mëngjes e kam gjetur vajzën pa ndjenja”

“Kur jam ngritur në mëngjes e kam gjetur vajzën pa ndjenja”

14:54 03/03/2020

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli sot historinë e një gruaje 35-vjeçare, e cila po rrit e vetme 3 fëmijët e saj. Nga martesa e parë, Ermira Gjata ka një vajzë, ndërsa nga martesa e dytë dy vajza.

Të dyja martesat e saj u shoqëruan me divorc për shkak të dhunës, nga ana e ish-bashkëshortëve.

Por Ermira ka një dhimbje të madhe për shkak se vajza e dytë është e sëmurë me epilepsi. Vajza ka qenë 1 vjeç e gjysmë kur u diagnostikua me këtë sëmundje dhe që nga ajo ditë, gjithçka ka ndryshuar në familjen e tyre.

Mirela Milori: Ti po e përmend shpesh që kishe vajzën e dytë të sëmurë? Çfarë ndodhi? Nga se vuan vajza?

Ermira Gjata: Me sëmundje epilepsi?

Mirela Milori: Sa vjeç ishte kur i ndodhi?

Ermira Gjata: 1 vjeç e gjysmë kur i ndodhi kjo.

Mirela  Milori: Nga se ju shkaktua?

Ermira Gjata: As vetë unë nuk e kuptova se isha në gjumë, e kaloi natën. Kur jam ngritur në mëngjes e kam gjetur pa ndjenja. Aty kam marrë vajzën në krah dhe kam ikur në spital. Nuk më dhanë shpresa për momentin, jam detyruar kam ardhur në Tiranë, këtu i nxorrën që ajo temperaturë e lartë që ka kaluar i ka lënë pasoja.

Mirela Milori: Sa vjet ka që vuan vajza tani me epilepsi?

Ermira Gjata: Vajza është 10 vjeç, afërsisht 8 vjet e ca.

Mirela Milori: Si është kjo periudhë? Sa herë preket?

Ermira Gjata: Ajo preket shpesh po ta lësh mbas dore, po mos i japësh kokrra. I kam marrë dhe një ilaç në Greqi, ajo sikur i dha një çik ndryshim, por unë nuk kisha mundësinë që t’ja vazhdoja atë ilaç, t’ja marrja nga Greqia se vinte goxha. Ja shkëputa atë dhe vazhdoj me mjekimet që më japin këtu në Tiranë. Ka një dhimbje shumë të thellë në kokë. Mami më dhemb koka thotë.

Mirela Milori: Kur është e qetë të tregon se çfarë i ndodh në ato momente?

Ermira Gjata: Kur është e qetë vazhdon e flet, e shikon si një njeri normal. Mendoj dhe them me vete nuk ka mundësi që kjo  të jetë e tillë, kur ajo është e qetë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi