Në emisionin e sotëm tek “Rudina” u fol për afatet e parashikuara se kur mund të hapen kinematë në vendin tonë dhe propozimet e vetë kinemave si masa të distancimit social në kohën e koronavirusit.

Krah Lura Elezit, nga zyra e marrdhënieve me Publikun e “Kinema Millenium”, në studio ishte e ftuar edhe Ingrid Xhaja, Drejtuese e Marketingut dhe Komunikimit në “Cineplex”.

Rudina: Ju si mendoni? Është momenti për t’i çelur kinematë, a jemi gati, a jeni ju gati?

Ingrid Xhaja: Teknikisht ne jemi gati, sa u përket çështjeve le të themi organizative ose operacionale, ne padyshim mund t’i organizojmë në mënyrën e duhur, duke u mbështetur në përgjithësi tek masat që janë marrë. Duke marrë parasysh edhe bizneset e tjera që janë hapur tashmë. Nga ana tjetër, është interesante se si në rastin e kinemave, çështja nuk është vetëm tek ne si kinema lokale, pra nëse nuk do të rihapen edhe një herë të gjitha hallkat e funksionimit të distribuimit të filmave, për ne do të jetë e vështirë të mbajmë një kinema pa filma. Pra, jemi gati nga pikëpamja operacionale ne mund të bëhemi gati menjëherë, por nga pikëpamja e distribuimit të filmave dhe dërgimit të tyre tek klienti, do të jetë e vështirë nga ana jonë, që ta mundësojmë në këtë moment. Pritet që vala e hapjeve, të paktën edhe në Europë, edhe në kinematë e tjera tonat, të fillojë diku në mesin e Qershorit. Megjithatë deri në fillimin e Korrikut nuk ka filma të parashikuar për shpërndarje.

/tvklan.al