Mëmësia është emocion dhe “mision” i veçantë për çdo grua. Dhe pikërisht për këto emocione foli edhe këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj, në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Prej disa muajsh ajo është bërë nënë për herë të parë, por pavarësisht lodhjes, ajo shprehet se kur shikon fytyrën e djalit mrekullohet.

“Tani unë fle dhe rri zgjuar sipas Jonasit. Është një fëmijë i mbarë edhe pse unë jam 24 orë me të. Ai tani është përparësia pa diskutim. Nuk më lë shumë kohë për vete, është një lodhje që e di çdo nënë. Deri tani nuk më zgjon me nerva nga gjumi. Kur shikoj fytyrën e tij mrekullohem. Për emrin kishim disa alternativa dhe menduam që kur të lindë, vetë portreti i tij do vendosë për njërin prej tyre. Jonas ka sytë e mi. Nuk dëshiroj që ta bëj publik tani, është shumë i vogël”,

tha Maya.

Ajo gjithashtu tregoi momentin e parë kur bashkëshorti i saj pa djalin. Siç shprehet këngëtarja, ai nuk ia ndante sytë djalit dhe është shumë i kujdesshëm për të.

“Kur Beni pa djalin mbeti, vetëm e shikonte. Mendoj se do jetë një baba shumë i mirë edhe pse është shumë i zënë me punë. Është shumë i kujdesshëm dhe natën rri zgjuar njësoj si unë”,

shtoi këngëtarja.

/tvklan.al