Shkencëtarët izraelitë pohojnë se do të zhvillojnë një kurë për kancerin brenda vitit të ardhshëm, një perspektivë e pamundur, sipas udhëheqësve botërorë për trajtimin e kancerit.

Në Dhjetor, fituesi i çmimit Nobel, James Allison, i cili ndihmoi në zhvillimin e imunoterapisë, tha se së shpejti do të bëhet progres kundër disa formave të kancerit si melanoma. Por, “bota nuk do të jetë kurrë pa kancer”, theksoi ai.

Sot, Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd në Izrael pretendon se shkencëtari mund të jetë gabim. Ata kanë zhvilluar një teknike të re duke përdorur një rrjet të fragmente të vogla proteinash të quajtur peptide të cilat mund të mbështillen rreth qelizave të kancerit si një oktapod, duke sulmuar tumoret nga kënde të shumëfishta dhe duke arritur zonat që molekulat e tjera të trajtimit janë shumë të mëdha për t’i arritur.

Ata thonë se peptidet janë aq delikate sa që duhet të levizin nën radarin e sistemit imunitar, duke parandaluar kundërsulmet nga tumori dhe efektet anësore.

Kritikët thonë se metoda është premtuese, por pretendimet për një ‘kurë’ janë të ekzagjeruara në mënyrë të egër, pasi studimi i vetëm u krye në minj dhe askush nuk i ka parë rezultatet e atij studimi.

Madje edhe zbuluesit pranojnë se testimet me njerëz kërkojnë vite për të filluar dhe përfunduar. Për më tepër, është e pamundur që të zhvillohet një kurë e vetme për të gjitha llojet e kancerit, të cilat ndryshojnë shumë./klankosova