Të suksesshme i konsideron 100 ditët e qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai ka thënë se për këto 100 ditë janë ndalur keqpërdorimet. Megjithatë krahas ballafaqimit me pandeminë, ai ka thënë se janë ballafaquar edhe me presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas tij, çdo ditë e ka penguar punën e tij.

Por në këtë mbledhje, Kurti ka kritikuar LDK-në duke thënë se e njëjta bënë pjesë në regjimin e vjetër që po tenton rrëzimin e tij në bashkëpunim me presidentin. Kanë reaguar ministrat e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdigjiku duke u ndier të ofenduar, pasi sipas tyre, gjysma e kabinetit qeverisës janë të LDK-së.

Kurti komentoi dhe tubimin e djeshëm të disa aktivistëve të LVV-së të cilët kanë paralajmëruar protesta në rast se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favor të tyre.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj përgatitjet për protesta i konsideron si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Tv Klan