“Le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin”

Pas dyshimeve se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u fut ilegalisht në Kosovë me mjetin e Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai ka kërkuar që Presidenti të ndalë udhëtimet pa protokoll në kufi duke e quajtur “një shembull të keq që qytetarët nuk duhet ta ndjekin”.

Kurti e ka ftuar Thaçin në një debat publik, duke ironizuar që ai të marrë në debat edhe Behgjet Pacollin, ndërsa ai vetë të shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ishte ky i fundit që hodhi dyshimet se Pacolli është futur në Kosovë me mjetin e Presidentit, në kundërshtim me rregullat e pandemisë, sipas të cilave personi që vjen nga jashtë duhet të karantinohet.

Kosova është pranë krijimit të qeverisë së re dhe partia e Behgjet Pacollit pritet të jetë pjesë e koalicionit të ri me LDK-në.

Tv Klan