Thaçi: Nuk ka nisje të dialogut pa liberalizuar vizat me BE

Albin Kurti nuk do të hedhë në votim idenë e tij për heqjen graduale të tarifës 100% ndaj produkteve serbe, pa u marrë vesh paraprakisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Idenë e Kurtit nuk e ka përkrahur partneri i koalicionit për çfarë edhe patën pasuar disa takime menjëherë pas konferencës së kryeministrit Kurti, para mëse dy javësh, ku edhe shpalosi këtë ide. Idenë e tij për heqjen pjesërisht të taksës nuk e kanë përkrahur as SHBA-ja të cilat tani duan të kenë rol udhëheqës në arritjen përfundimtare të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Për dialogun Kryeministri Kurti ka biseduar në një takim edhe me këshilltarët e Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Ata kanë zhvilluar takim edhe me  presidentin Hashim Thaçi.

Thaçi i pas takimit tha se nuk do të vazhdojë dialogun me Serbinë pa u liberalizuar vizat për Kosovën. Partnerët e koalicionit qeverisës LVV e LDK në fushatë patën premtuar zëvendësimin e tarifës me masë reciprociteti ndaj Serbisë. Heqja e tarifës është kusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tv Klan