Kurti: Zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje të reja



Kurti: Zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje të reja

12:10 02/04/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi këtë të premte se fillimisht do të zgjidhet çështja e Presidentit të Kosovës. Në të kundërt sipas tij do të shkohet në zgjedhje të reja.

“Jemi duke menaxhuar më së miri që është e mundshme sot. Kemi evidentuar problemin, por s’mund t’i eliminojmë shkaqet as këtë javë as javën e ardhshme. Gabimet e para disa vjetëve nuk mund t’i zgjidhim këtë javë as javën e ardhshme. Mirëpo, në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës do t’i keni edhe këto zgjidhje”.

“Por njëherë do ta zgjedhim presidentin. Është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve, në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe: shkojmë në zgjedhje”.

Këto deklarata të Kurtit erdhën në seancën e sotme plenare, si reagim pas kritikave që bëri deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, drejt mënyrës së qeverisjes së tij dhe rreth çështjes së liberalizimit të tregut./klankosova







Të ngjashme